Dueli i fundit Messi-Ronaldo, miqësorja do të luhet në Arabi

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen në fushë, në atë që potencialisht duket dueli i fundit në karrierë për dy rivalët e përjetshëm. Përballja do të luhet në fillim të vitit 2024 në Arabinë Saudite, në miqësoren ndërmjet Inter Miami dhe Al-Nassr. Messi dhe Ronaldo ishin protagonistë të një konkurrence të shkëlqyer gjatë […]

Dhjetor 12, 2023 - 12:50
 0
Dueli i fundit Messi-Ronaldo, miqësorja do të luhet në Arabi

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen në fushë, në atë që potencialisht duket dueli i fundit në karrierë për dy rivalët e përjetshëm. Përballja do të luhet në fillim të vitit 2024 në Arabinë Saudite, në miqësoren ndërmjet Inter Miami dhe Al-Nassr.

Messi dhe Ronaldo ishin protagonistë të një konkurrence të shkëlqyer gjatë dekadës së fundit, duke konkurruar për trofe me ekipet e tyre, por mbi të gjitha për çmimet më prestigjioze individuale dhe në garën për lojtarin më të mirë në botë.

Përballjet e tyre në El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit kanë qenë epike. Së bashku, Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar 13 Topa të Artë, me argjentinasin që kryeson 8 me 5. Gjithsesi, ishte triumfi në Botërorin e vitit 2022 në Katar ai që e kaloi Leon në epërsi të dukshme përballë rivalit të madh.

Prej asaj periudhe, karriera e Messi dhe Ronaldo mori rrugë të ndryshme. Ata u larguan nga futbolli elitar në Europë, për të ndryshuar kontinente. Messi u transferua në Amerikë, te Inter Miami, ndërsa Ronaldo firmosi me Al-Nassr në Pro League saudite pas prishjes së kontratës me Manchester United.

Inter Miami njoftoi se do të luajë dy ndeshje në Arabi, si pjesë e turneut Riyadh Season Cup. Ata përballen me Al-Hilal më 29 janar, ndërsa në datën 1 shkurt sfidojnë Al-Nassr e Ronaldos. Për herë të fundit, Messi dhe Cristiano ishin përballur në fillimin e këtij viti, në miqësoren ndërmjet Paris Saint Germain dhe formacionin e yjeve të Pro League saudite.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.