Duhej të rrinte në shtëpi, por doli xhiro… me armë

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Dritan Memolla u kap duke lëvizur i armatosur nëpër qytet. Ai kishte një pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje. Sipas policisë, bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin. Ajo që njofton policia është se në fakt 36-vjeçari duhej të qëndronte […]

Gusht 10, 2023 - 10:20
 0
Duhej të rrinte në shtëpi, por doli xhiro… me armë

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Dritan Memolla u kap duke lëvizur i armatosur nëpër qytet. Ai kishte një pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin.

Ajo që njofton policia është se në fakt 36-vjeçari duhej të qëndronte në shtëpi sepse ishte me masën e sigurisë arrest shtëpie. Kjo vendosur pas një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen.

Por siç duket, Memolla kishte vendosur të dilte një xhiro në këmbë, por u pikas nga autoritetet.

Përveç kësaj ai ka precedentë të theksuar kriminal për krime në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë edhe N. K., 56 vjeç e K. K., 22 vjeç (babë e bir), të afërm  të 36-vjeçarit.

Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe po shoqëronin Memollën kur u kap nga Policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.