Duka, mesazh Sylvinhos: Shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik

Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një mesazh trajnerit Sylvinho duke i thënë se shqiptarët nuk duan të largohen nga Gjermania deri më 14 korrik. “Dua t’i them, trajnerit Sylvinho dhe skuadrës që këtë vit shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 […]

Maj 27, 2024 - 14:00
 0
Duka, mesazh Sylvinhos: Shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik

Në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i ka dërguar një mesazh trajnerit Sylvinho duke i thënë se shqiptarët nuk duan të largohen nga Gjermania deri më 14 korrik.

“Dua t’i them, trajnerit Sylvinho dhe skuadrës që këtë vit shqiptarët duan t’i bëjnë pushimet në Gjermani deri më 14 korrik”, tha Duka. Trajneri Sylvinho ka paralajmëruar që në orën 16:00 të kësaj të hëne do të publikojë edhe listën paraprake me lojtarët që do të marrë në Europian.

Ndërkohë, presidenti i FSHF-së bëri edhe një koment për formatin e ri të Superiores, që kurorëzojë të dielën Egnatian kampion për herë të parë në histori pasi mundi Partizanin në finalen e Final 4.

“Aplikimi i skemës “Final4” rezultoi i suksesshëm, urime klubit të Egnatias për fitoren e titullit”, u shpreh Duka.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.