Duka në lot pas kualifikimit në Europian: E vështirë, por unë besoj te kjo skuadër. S’ka më mirë se kaq

Shqipëria arriti kualifikimin për të dytën herë në histori në finalet e një Europiani pas barazimit të marrë në Kishiniev me Moldavinë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nuk i mbajti dot as lotët, u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje historike dhe se gjithashtu ka besim se kjo skuadër do ja dali […]

Nëntor 17, 2023 - 20:28
 0
Duka në lot pas kualifikimit në Europian: E vështirë, por unë besoj te kjo skuadër. S’ka më mirë se kaq

Shqipëria arriti kualifikimin për të dytën herë në histori në finalet e një Europiani pas barazimit të marrë në Kishiniev me Moldavinë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili nuk i mbajti dot as lotët, u shpreh tepër i lumtur për këtë arritje historike dhe se gjithashtu ka besim se kjo skuadër do ja dali dhe në Gjermani të bëjë më të mirën.

“Ishte fundi i një cikli shumë të bukur. Çunat kanë dhënë maksimumin. Dua t’i falënderoj shumë çunat që ishin në fushë dhe Silvinjon e stafin.

Të gjithë po festojnë, dikush me të qarë, dikush me të qeshur. Nuk ka më mirë se kaq. Dua t’i falënderoj të gjithë. Të gjithëve atyre që kanë mbështetur.

Është e vështirë. Do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe unë kam besim te kjo skuadër”, u shpreh Duka për “Super Sport”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.