Dumani komenton “arrestin” e Berishës: Prokurorët vepruan sipas ligjit, tani vendos Gjykata!

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarë iu përgjigj disa pyetjeve me interes, të cilat kanë të bëjnë me çështje që organi i akuzës ka nën hetim apo akuza të paraqitura në gjykatë. Gjatë këtij viti Dumani tha se janë 68 hetime proaktive të nisura nga media […]

Dhjetor 28, 2023 - 13:09
 0
Dumani komenton “arrestin” e Berishës: Prokurorët vepruan sipas ligjit, tani vendos Gjykata!

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarë iu përgjigj disa pyetjeve me interes, të cilat kanë të bëjnë me çështje që organi i akuzës ka nën hetim apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Gjatë këtij viti Dumani tha se janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme.

Sa i takon çështjes Berisha

Dumani tha se tashmë çështja i takon gjykatës dhe iu përgjigj avokatët mbrojtës të cilët pretendojnë se duke mos iu drejtuar Kuvendit për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ kanë kryer veprim antikushtetues.

“SPAK nuk mund të japë atribute kuvendit, që nuk ia ka dhënë Kushtetuta. SPAK jo vetëm këtë rast por dhe raste të tjera. Kemi vepruar sipas ligjit” ka thënë i prerë Dumani duke shtuar se tani çështja i takon Gjykatës.

Sa i takon Arben Ahmetajt, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos?!

“Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim” tha Dumani.

Inceneratorin e Tiranës?

Dumani ishte i qartë: ‘Hetimet po vijojnë. Nuk ka përfunduar“

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.