Dumani paraqet punën e SPAK para ambasadorëve të BE. Ambasada gjermane: Ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit…!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka prezantuar punën e institucionit që drejton. Ambasada gjermane në Tiranë, tha se mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë […]

Janar 17, 2024 - 17:16
 0
Dumani paraqet punën e SPAK para ambasadorëve të BE. Ambasada gjermane: Ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit…!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka prezantuar punën e institucionit që drejton.

Ambasada gjermane në Tiranë, tha se mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House.

SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi ⚖ dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, thuhet në reagim./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.