Durrës/ Në 24 orët e ardhëshme do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën “Taulantia”

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku lajmëron qytetarët se duke nisur nga mesnata e sotme, dhe deri mbrëmjen e

Qeshor 5, 2024 - 19:40
 0
Durrës/ Në 24 orët e ardhëshme do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën “Taulantia”

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku lajmëron qytetarët se duke nisur nga mesnata e sotme, dhe deri mbrëmjen e nesërme në orën 24:00, do të ndalohet parkimi i automjeteve në të dyja senset e rrugës “Taulantia”, në lagjen 1, nga hotel “Aragosta” deri te hotel “Ferrara”.

Arsyeja për ndalimin e mjetëve bëhet me qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve të Durrësit, në bazë të planit të masave të DVP Durrës, për mbarëvajtjen e aktivitetit për sigurinë e personaliteteve të larta.

Njoftimi:

Policia e Durrësit me qëllim sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve të Durrësit, në bazë të planit të masave të DVP Durrës, për mbarëvajtjen e aktivitetit për sigurinë e personaliteteve të larta ju njoftojm, se;

Më datë 06.06.2024, nga ora 12.00 deri në orën 24.00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në të dyja senset e rrugës “Taulantia”, në lagjen nr. 1, Durrës, nga hotel “Aragosta” deri te hotel “Ferrara”. 

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e bizneseve në këtë rrugë, të drejtuesve të automjeteve, për masat e  sigurisë  dhe apelon  për të shmangur qarkullimin në këtë aks rrugor në funksion të zbatimit të këtij vendimi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.