DURRES/ Vihet në pranga 40 vjeçari që vidhte biçikleta

Vodhi 4 biçikleta gjatë 2 javëve të fundit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim. Sekuestrohen 2 prej biçikletave të vjedhura. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas disa denoncimeve të qytetarëve, […]

Shtator 17, 2023 - 10:31
 0
DURRES/ Vihet në pranga 40 vjeçari që vidhte biçikleta
Vodhi 4 biçikleta gjatë 2 javëve të fundit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, me precedent penal për të njëjtin krim.
Sekuestrohen 2 prej biçikletave të vjedhura.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas disa denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të biçikletave të tyre, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin K. M., 40 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë muajit shtator 2023, ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 shtetasve të ndryshëm.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të vjedhura.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi K. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.