Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 41 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin 17 vjeç të shtetasit F. R., pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një […]

Shtator 26, 2023 - 09:50
 0
Durrës/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 41 vjeç, banues në Sukth, Durrës, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin 17 vjeç të shtetasit F. R., pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 36-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një biznes. Gjithashtu, 35-vjeçari kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në Sukth, pasi ka vjedhur disa bateri automjetesh, në një magazinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.