Dwamena, tragjedi e paralajmëruar/ Mjeku sportiv: Nëpër klube nuk ka staf mjekësor, të rinjtë s’po shfaqin interes

Mjeku sportiv Mel Ostreni ka folur për vdekjen e Raphael Dwamenës në fushë pak ditë më parë, në përballjen e Egnaties me Partizanin. Ndonëse Dwamenëa nuk ishte pranuar në klube të tjerë europiane të luante për shkak të një problemi që kishte me zemrën, ai u pranua nga Egnatia për të vijuar pasionin e tij. […]

Nëntor 13, 2023 - 10:37
 0
Dwamena, tragjedi e paralajmëruar/ Mjeku sportiv: Nëpër klube nuk ka staf mjekësor, të rinjtë s’po shfaqin interes

Mjeku sportiv Mel Ostreni ka folur për vdekjen e Raphael Dwamenës në fushë pak ditë më parë, në përballjen e Egnaties me Partizanin.

Ndonëse Dwamenëa nuk ishte pranuar në klube të tjerë europiane të luante për shkak të një problemi që kishte me zemrën, ai u pranua nga Egnatia për të vijuar pasionin e tij.

Ostreni, në një intervistë për emisionin Studio Sport në Vizion Plus me  Vilma Mashën ka thënë se në klubet shqiptare mungojnë mjekëst sportivë. Ai tha se të rinjtë sot nuk shfaqin asnjë interes për të bërë trajnime, teksa shton se fizioterapistët janë të vetmit që janë në skuadrat sportive.

Masat janë sensibilizuese. FSHF nuk ka strukturë që të interesohet për këtë gjë, ashtu siç nuk ka edhe federata angleze apo italiane. Në Shqipëri nuk kemi mjek sportiv. Mjekët shqiptarë të rinj që janë të apaspionuar pas sportin, nuk e shohin si prespektivë mjekësinë sportive. Kemi mbetur pa mjekë sportivë sepse nuk ka shkollë. Presidentet e klubeve, blejnë lojtar dhe nuk janë në gjendje të paguajnë një mjek. Vllaznia, Partizani e Kukësi kanë mjek sportivë. Edhe Tiarana që është super ekip, nuk ka mjek por vetëm fizioterapistë.  Një mjek specialist nuk harxhon kohën dhe të rrijë pa lekë. FSHF është e përparuar në krahasim me federatat e tjera”, tha Ostreni.

Mjeku deklaroi gjithashtu se 3-4 sportistë në 100 mijë sportistë humbin jetën në fushë, ndaj dhe këto raste sipas të dhënave të OBSH nuk përbëjnë interes të madh global.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.