“Dy biznesmenë u thirrën nga BKH dhe u kanë marrë telefonat!”/ Hoxha jep detajet nga “vizitat” në BKH

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku dha detaje nga hetimet që po kryen SPAK për çështjen CEZ-DIA, për të cilën u thirr edhe Ilir Meta për t’u pyetur. Hoxha deklaroi se ditët e fundit dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për t’u pyetur dhe aty u kanë […]

Nëntor 10, 2023 - 08:34
 0
“Dy biznesmenë u thirrën nga BKH dhe u kanë marrë telefonat!”/ Hoxha jep detajet nga “vizitat” në BKH

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku dha detaje nga hetimet që po kryen SPAK për çështjen CEZ-DIA, për të cilën u thirr edhe Ilir Meta për t’u pyetur.

Hoxha deklaroi se ditët e fundit dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për t’u pyetur dhe aty u kanë mbajtur telefonat.

“Dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për të dëshmuar për një çështje tjetër, dhe u janë marrë celularët. Pra i thirrën për histori tjetër dhe u morën elularët. Kur i thirrën, njëri e kishte me vete celularin dhe ia morën. Tjetri i tha e kam lënë në shtepi, ok i thanë hajde shkojmë e marrim në shtëpi”, zbuloi Hoxha.

Hoxha dha detaje edhe nga thirrja e Ilir Kullës, ish këshilltarit të Metës, në SPAK.

“Zoti Kulla është thirrur sepse ka njohje edhe me zotin Meta edhe me zotin Ismailaj. Rezultojnë disa udhëtime në Pragë, në Vienë. Zoti Kulla nuk tha gjë kur doli por është thirrur për këtë”, tha Hoxha.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.