Dy ditë nga ndeshja me Italinë, Ramadani: Futemi në fushë për fitore, shpresojmë të përsërisim veten në Europian

Ylber Ramadani, mesfushori i Shqipërisë foli për Sky, nga qëndra përgatitore ku po stërviten kuqezinjtë. “Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian. Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Trajneri Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë […]

Qeshor 12, 2024 - 17:40
 0
Dy ditë nga ndeshja me Italinë, Ramadani: Futemi në fushë për fitore, shpresojmë të përsërisim veten në Europian

Ylber Ramadani, mesfushori i Shqipërisë foli për Sky, nga qëndra përgatitore ku po stërviten kuqezinjtë.

“Në Itali ka shumë shqiptarë, ne jemi të lumtur që përfaqësojmë tifozët tanë në Kampionatin Evropian.

Italia? Ne gjithmonë dalim në fushë për të fituar. Trajneri Sylvinho ka krijuar një grup të madh, ne jemi shumë të bashkuar. Kemi bërë një grup fantastik , shpresojmë të përsërisim veten në Kampionatin Evropian”.

Sfidoni Italinë për cilësinë në mes të fushës?

Ne i njohim shumë mirë lojtarët e Italisë, duhet të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që duam”.

E ardhmja?

Jam i fokusuar te kampionati europian, do të shohim në fund të kompeticionit”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.