Dy djem nga diaspora shqiptare bien në luftën kundër Rusisë në Ukrainë

Dy djem nga diaspora Shqiptare, të cilët ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës kanë rënë në luftë. Lajmin e bën të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili citon konsullin e Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin. Në luftën kundër Rusisë kanë rënë Dermentli Anatoly, nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte […]

Tetor 23, 2023 - 12:50
 0
Dy djem nga diaspora shqiptare bien në luftën kundër Rusisë në Ukrainë

Dy djem nga diaspora Shqiptare, të cilët ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës kanë rënë në luftë. Lajmin e bën të ditur deputeti socialist Pandeli Majko, i cili citon konsullin e Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin.

Në luftën kundër Rusisë kanë rënë Dermentli Anatoly, nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës).

Ai kishte lindur më 3 shtator 1980 dhe ishte mobilizuar në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. 43-vjeçari ka humbur jetën më 15 tetor, në një mision luftimi.

Kurse, Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias).

Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për t’u mobilizuar, por u refuzua për shkak të moshës.

Siç bëhet e ditur, në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Danylo shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit.

Ceremonitë funerale të dy djemve shqiptarë janë zhvilluar ditën e djeshme në qytetin e Zaporozhias. Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.