Dy efektivë të lënduar nga protestuesit e Rithemelimit, tentohet të çahet kordoni i Policisë
Protestuesit e thirrur nga Rithemelimi para Parlamentit janë përplasur disa herë me policinë që ka krijuar një kordon për të mos lejuar afrimin e tyre pranë godinës ku po mbahet seanca plenare. Dy efektivë kanë marrë lëndime gjatë përplasjes me një grup të vogël protestuesish, të cilët herë pas herë janë shtyrë me forcat e […]
Protestuesit e thirrur nga Rithemelimi para Parlamentit janë përplasur disa herë me policinë që ka krijuar një kordon për të mos lejuar afrimin e tyre pranë godinës ku po mbahet seanca plenare.
Dy efektivë kanë marrë lëndime gjatë përplasjes me një grup të vogël protestuesish, të cilët herë pas herë janë shtyrë me forcat e rendit duke tentuar të çajnë kordonin e policisë.
Pjesa më e madhe e njerëve që i janë përgjigjur thirrjes së Riethemelimit për protestën e sotme kanë qëndruar në distancë, duke mos u përzjerë me policinë.
Më herët protestuesit i vunë flakën gomave të vendosura në 2 lokacione të ndryshme përballë sallës së seancave plenare.
What's Your Reaction?