Dy efektivë të RENEA-s bashkëpuntorë, Bami dhe Morina organizonin trafikun në Nikël dhe Tapizë

Megaoperacioni i SPAK ka sjellë goditjen e 7 grupeve kriminale në Shqipëri, duke vënë në pranga 20 persona nga 50 urdhër-arreste të lëshuara. Ndërkohë që janë sekuestruar më shumë se 4.5 milionë euro pasuri, ku afërsisht 3 milionë euro janë gjetur cash. Nga dosja e SPAK kanë dalë lidhjet e grupeve kriminale me njëra-tjetrën, por […]

Maj 19, 2024 - 11:10
 0
Dy efektivë të RENEA-s bashkëpuntorë, Bami dhe Morina organizonin trafikun në Nikël dhe Tapizë

Megaoperacioni i SPAK ka sjellë goditjen e 7 grupeve kriminale në Shqipëri, duke vënë në pranga 20 persona nga 50 urdhër-arreste të lëshuara.

Ndërkohë që janë sekuestruar më shumë se 4.5 milionë euro pasuri, ku afërsisht 3 milionë euro janë gjetur cash.

Nga dosja e SPAK kanë dalë lidhjet e grupeve kriminale me njëra-tjetrën, por edhe ato politike si dhe me zyrtarë të lartë të policisë.

Në dosje evidentohet marrëdhënia e ngushtë që i “Forti” i Niklës, Durim Bami kishte me ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili në marsin 2023 u arrestua me 113 mijë euro në makinë.

Sipas dosjes së SPAK Bami dhe Morina organizonin kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosje.

Më 14 Mars të atij viti  efektivi i RENEA-s Altin Morina u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit teksa po lëvizte me automjetin tip ‘Audi’, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestruan në cilësinë e provës.

Ndërkohë efektivi tjetër i RENEA-s është Ardjan Pikli i cili ka qenë efektiv RENEA-s deri në 2021 dhe është i arrestuari në Gjermani.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.