Dy ekipe vrasësish për të eliminuar Inez Hajrulla, vlonjati që u ka shpëtuar disa atentateve

Policia e Vlorës ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me arrestimin e xhaxhait dhe nipit në hyrje të qytetit, ditën e enjte, të cilëve iu sekuestruan në makinë dy mina me telekomandë. Burime nga blutë e Vlorës, bëjnë me dije se parandaluan përpjekjen e dytë, brenda pak ditësh, të një grupi të strukturuar kriminal, […]

Gusht 11, 2023 - 11:00
 0
Dy ekipe vrasësish për të eliminuar Inez Hajrulla, vlonjati që u ka shpëtuar disa atentateve

Policia e Vlorës ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me arrestimin e xhaxhait dhe nipit në hyrje të qytetit, ditën e enjte, të cilëve iu sekuestruan në makinë dy mina me telekomandë.

Burime nga blutë e Vlorës, bëjnë me dije se parandaluan përpjekjen e dytë, brenda pak ditësh, të një grupi të strukturuar kriminal, i cili kundrejt pagesës kishte si objektiv eliminimin e Inez Hajrullah.

Në pranga kanë rënë Fatjon dhe Ergys Gjonaj, 33 dhe 19 vjeç, të cilët janë konstatuar me lëndën plasëse, mbrëmjen e kaluar, nga blutë e Vlorës pas një kontrolli që kanë ushtruar në automjetin e tyre.

Arrestimi i djeshëm në një karburant në hyrje të Vlorës, vjen pas arrestimit të Amarildo Nikollit, të cilit iu sekuestrua, pak ditë më parë, një pistoletë me silenciator.

Gjatë momentit të arrestimit, Nikolli shoqërohej me dy persona të tjerë të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë policisë. Objekt i të dy përpjekjeve për ekzekutim ka qenë sërish Inez Hajrulla.

Blutë e Vlorës, sqarojnë se Nikolli ishte strehuar për më shumë se një muaji në Vlorë së bashku me të dashurën e tij, ndërsa strehohej në një banesë në zonën e hyrjes së qytetit.

Dyshohet se atentatorët kanë mbajtur nën vëzhgim, të gjitha ambientet që frekuentonte dhe posedonte biznesmeni kontrovers i cili iu ka shpëtuar më herët dy atentateve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.