Dy fëmijët e Liridonës udhëtojnë drejt Suedisë, merren në përkujdesje nga shteti

Dy fëmijët e Liridona dhe Naim Murselit kanë udhëtuar drejt Suedisë, të shtunën, më 9 dhjetor. Sipas Klan Kosova, shteti suedez i ka

Dhjetor 10, 2023 - 10:04
 0
Dy fëmijët e Liridonës udhëtojnë drejt Suedisë, merren në përkujdesje nga shteti

Dy fëmijët e Liridona dhe Naim Murselit kanë udhëtuar drejt Suedisë, të shtunën, më 9 dhjetor.

Sipas Klan Kosova, shteti suedez i ka marrë në mbrojtje dy të miturit, pasi kanë nënshtetësi suedeze.

Liridona Ademaj Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.

Ditën e djeshme, më 9 Dhjetor u arrestua Tomë Dodaj nga Gjakova, personi i katërt i përfshirë në ngjarje, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.