Dy gola dhe kartona të kuq! Atl. Madrid fiton në transfertë dhe kërcënon kryesuesit e La Ligas

La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi ndeshjet e javës së shtatë. Celta Vigo dhe Alaves barazuan 1-1, ndërsa Granada dhe Betis u ndanë po në paqe, pas barazimit 1-1. Për Granadan në minutën e 37-të doli i dëmtuar Myrto Uzuni, duke ngritur alarmin në stafin e Kombëtares. Në “Pamplona”, Osasuna humbi 0-2 kundër Atletico Madrid. […]

Shtator 29, 2023 - 10:50
 0
Dy gola dhe kartona të kuq! Atl. Madrid fiton në transfertë dhe kërcënon kryesuesit e La Ligas

La Liga e futbollit në Spanjë zhvilloi ndeshjet e javës së shtatë. Celta Vigo dhe Alaves barazuan 1-1, ndërsa Granada dhe Betis u ndanë po në paqe, pas barazimit 1-1. Për Granadan në minutën e 37-të doli i dëmtuar Myrto Uzuni, duke ngritur alarmin në stafin e Kombëtares.

Në “Pamplona”, Osasuna humbi 0-2 kundër Atletico Madrid. Ishte Griezmann që në minutën e 20-të kaloi djemtë e Simeones në avantazh. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në 45 minutat e dyta ndodhën shumëçka. Dueli u nervozua për shkak të ndërhyrjeve në fushë, me arbitrin Munuera që ndëshkoi me dy kartona të kuq vendasit. Arrasate (jo) në fushë dhe Avila dolën me karton të kuq.

Do duhej minuta e 81-të që Riquelme të shënonte golin e dytë dhe të qetësisë për madrilenët e vegjël. Pas fitores në derbin me Realin, Atletico siguroi tri pikët e radhës në një transfertë të vështirë.

Me 13 pikë Atletico ngjitet në vendin e pesët, gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Gironas.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.