Dy grabitje me pistoletë lodër në sheshin ‘Skënderbej’, arrestohet 17-vjeçari

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me një moshatar të tij, nën kërcënimin e një pistolete imituese në sheshin “Skënderbej” i ka vjedhur një shumë parash 2 personave. Pas verifikimeve të kryera nga policia, ka rezultuar se 2 autorët e grabitjes në […]

Dhjetor 10, 2023 - 09:59
 0
Dy grabitje me pistoletë lodër në sheshin ‘Skënderbej’, arrestohet 17-vjeçari

Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me një moshatar të tij, nën kërcënimin e një pistolete imituese në sheshin “Skënderbej” i ka vjedhur një shumë parash 2 personave.

Pas verifikimeve të kryera nga policia, ka rezultuar se 2 autorët e grabitjes në sheshin “Skënderbej” kanë kryer më herët një tjetër grabitje në një farmaci në rrugën “Asim Zeneli” ku kanë marrë një shumë parash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma e parave, e dyshuar e vjedhur, pistoleta imituese, dhe biçikleta të cilën autorët kanë përdorur për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.