Dy grupe adoleshentësh zihen mes njëri-tjetrit, 3 prej tyre përfundojnë në spital

Dy grupe adoleshentësh janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme (16 nentor) në bulevardin “Nënë Tereza’ në Tiranë Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00. Ata janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në […]

Nëntor 17, 2023 - 14:14
 0
Dy grupe adoleshentësh zihen mes njëri-tjetrit, 3 prej tyre përfundojnë në spital

Dy grupe adoleshentësh janë konfliktuar mbrëmjen e djeshme (16 nentor) në bulevardin “Nënë Tereza’ në Tiranë

Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:00. Ata janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.