Dy kontrollonin rrugën, 39-vjeçari transportonte emigrantët, 3 të arrestuar në Korçë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës. Sipas njoftimit të policisë 4 emigrantët ndodheshin në makinën e drejtuar nga 39-vjeçari Y. K., banues në Borizanë, Fushë Krujë ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar, A. Rr., 46 vjeç dhe F. Gj., […]

Janar 7, 2024 - 12:11
 0
Dy kontrollonin rrugën, 39-vjeçari transportonte emigrantët, 3 të arrestuar në Korçë

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar me automjet 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Sipas njoftimit të policisë 4 emigrantët ndodheshin në makinën e drejtuar nga 39-vjeçari Y. K., banues në Borizanë, Fushë Krujë ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar, A. Rr., 46 vjeç dhe F. Gj., 29 vjeç, të dy banues në Laç kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencën e Policisë.

Dy automjete dhe 3 celularë janë sekuestruar.

Shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen e shtetasit Y. K., në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, duke transportuar me automjetin tip “Opel Zafira”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, F. Gj. dhe A. Rr., të cilët me një automjet tip “Ford Focus”, me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer 46-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar shtetasin Y. K., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.