Dy marokenë procedohen penalisht nga policia e Vlorës

Dy të rinj maroken janë proceduar penalisht nga policia e Vlorës. Blutë bëjnë me dije se të rinjtë të moshave 22 dhe 31

Maj 20, 2024 - 16:40
 0
Dy marokenë procedohen penalisht nga policia e Vlorës

Dy të rinj maroken janë proceduar penalisht nga policia e Vlorës.

Blutë bëjnë me dije se të rinjtë të moshave 22 dhe 31 vjeç mbrëmjen e kësaj të diele janë fshehur tek goma rezervë e një kamioni, më qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia Kufitare e Portit Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit maroken Y. A., 31 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, janë fshehur në gomën rezervë të një kamioni, me qëllim për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.