Dy persona kontrollonin rrugën, si kryhej trafiku i armëve nga Shkodra në Tiranë! Në pranga edhe Denisa Halilaj, efektive e policisë së burgjeve

Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe u arrestuan ditën e some

Mars 26, 2024 - 12:40
 0
Dy persona kontrollonin rrugën, si kryhej trafiku i armëve nga Shkodra në Tiranë! Në pranga edhe Denisa Halilaj, efektive e policisë së burgjeve

Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, dhe Mirjan Hasaj, të gjithë banues në Malësi të Madhe u arrestuan ditën e some pasi akuzohen për trafik armësh nga Shkodra në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson detaje të reja nga operacioni i koduar “Repishti” .

Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë.

Menjëherë pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës.

5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete.

Në të parin ishin dy person që kishin rol kqyrjen e rrugës dhe lëvizjeve të patrullave të policisë.

Në makinën e dytë ishin 3 persona të tjetë, në bagazhin e të cilës u gjetën dhe sekuestruan 9 armë.

Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë.

Denisa Halilaj është efektive e Policisë së Burgjeve.

 

Lidhur me operacionin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulan Balla.

“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës”, shkruan Balla.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.