Dy plagosje me kallashnikov në Tiranë, Karamuço: Plumbat qorr, problem i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e ka konsideruar plagosjen e 52-vjeçares italiane me plumb qorr në Tiranë, një problem shumë i madh që nuk kishte ndodhur prej vitesh. I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se duhet kryer një hetim kompleks për të mbërritur deri në përfundime dhe më pas në denim të autorit. “Por […]

Janar 4, 2024 - 21:05
 0
Dy plagosje me kallashnikov në Tiranë, Karamuço: Plumbat qorr, problem i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e ka konsideruar plagosjen e 52-vjeçares italiane me plumb qorr në Tiranë, një problem shumë i madh që nuk kishte ndodhur prej vitesh.

I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se duhet kryer një hetim kompleks për të mbërritur deri në përfundime dhe më pas në denim të autorit. “Por nuk duhet harruar se ne kishim thënë që policia është në nivel të lartë gatishmërie për Vitin e Ri dhe nëse është kështu, ajo nuk qëndron në gatishmëri vetëm në qendër, por edhe në rrethina”- u shpreh eksperti i kriminalistikës, duke shtuar se Policia e ka kryer shumë mirë këtë detyrë në raste të tjera.

Karamuço: U premtua nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që për festa nuk do të ketë fishekzjarre. U goditën biznese, nuk futet më asgjë etj etj, ndërkohë që Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë filluan që në datën 29, 30, pothuajse në të njëjtin nivel që e kanë pasur gjithmonë festimet individuale për Vitin e Ri me shpërthime fishekzjarrësh që ndonjëherë përbën edhe shqetësim. Pati njerëz në urgjencë në spital, edhe me dëmtime të gjymtyrëve, por nuk e kishim dëgjuar prej shumë vitesh plagosjen nga plumbat qorr. Ky është një problem shumë i madh që na u rikthye edhe njëherë në vëmendje.

Pra ka ende njerëz në rrethinat e Tiranës që qëllojnë me automatik?! Predha që ka ikur në lartësi shkon dhe i pret veshin, i hynë në qaf një turiste dhe depërton tek cipa e mushkërisë?! Mendoni, një turiste italiane që erdhi në Shqipëri për të festuar në një vend që sikurse bashkëatdhetarët e saj e lakmojnë prej disa vitesh si një vend ku mund të akomodohesh shumë mirë për të kaluar pensionin.

Më tej, e njejta ngjarje ndodh në një pikë tjetër të Tiranës, te Piramida. Ku një person goditet prapë nga plumba qorr, megjithëse plagosja ishte më e lehtë se zonja në fjalë që pret që të transferohet urgjentisht për ndërhyrje kirurgjikale në Itali për ti nxjerrë plumbin.

Xhokaxhi: E para, fillon dhe bëhet e frikshme jo vetëm për turistët por edhe ne të tjerët që dëshirojmë të dalin për festa. Dhe së dyti, sa shanse ka që të zbardhen këto ngjarje sepse e etiketojnë plumb qorr dhe askush nuk e di se nga është qëlluar?

Karamuço: Bëhet një ekspertim balistik për të parë rënien e lirë, zona nga mund të ketë ardhur dhe të tjera si këto. Por këto mbështeten edhe në informacion operativ se nga mund të jetë qëlluar. Nëse është qëlluar nga 10 vende më pas vendos nën masën e sigurisë personat dhe sekuestron armën për të bërë krahasimin e predhës me atë që nuk është nxjerrë ende nga zonja. Pra ka një hetim kompleks kjo histori se si të mbërrish deri në përfundime dhe më pas në dënim. Por nuk duhet harruar se ne kishim thënë që policia është në nivel të lartë gatishmërie për Vitin e Ri dhe nëse është kështu, ajo nuk qëndron në gatishmëri vetëm në qendër, por edhe në rrethina.

Dhe kështu nga krismat që dallojnë shumë nga fishekzjarrët, ti mbërrin, bën rrethimin e zonës… Policia e ka bërë shumë mirë këtë detyrë në raste të tjera”- tha Karamuço.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.