Dy plagosje me kallashnikovë në Tiranë, Karamuço: Plumbat qorr, problem i madh
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e ka konsideruar plagosjen e 52-vjeçares italiane me plumb qorr në Tiranë, një problem shumë i madh që nuk kishte ndodhur prej vitesh. I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se duhet kryer një hetim kompleks për të mbërritur deri në përfundime dhe më pas në denim të autorit. “Por […]
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço e ka konsideruar plagosjen e 52-vjeçares italiane me plumb qorr në Tiranë, një problem shumë i madh që nuk kishte ndodhur prej vitesh.
Karamuço: U premtua nga ana e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit që për festa nuk do të ketë fishekzjarre. U goditën biznese, nuk futet më asgjë etj etj, ndërkohë që Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë filluan që në datën 29, 30, pothuajse në të njëjtin nivel që e kanë pasur gjithmonë festimet individuale për Vitin e Ri me shpërthime fishekzjarrësh që ndonjëherë përbën edhe shqetësim. Pati njerëz në urgjencë në spital, edhe me dëmtime të gjymtyrëve, por nuk e kishim dëgjuar prej shumë vitesh plagosjen nga plumbat qorr. Ky është një problem shumë i madh që na u rikthye edhe njëherë në vëmendje.
Më tej, e njejta ngjarje ndodh në një pikë tjetër të Tiranës, te Piramida. Ku një person goditet prapë nga plumba qorr, megjithëse plagosja ishte më e lehtë se zonja në fjalë që pret që të transferohet urgjentisht për ndërhyrje kirurgjikale në Itali për ti nxjerrë plumbin.
Xhokaxhi: E para, fillon dhe bëhet e frikshme jo vetëm për turistët por edhe ne të tjerët që dëshirojmë të dalin për festa. Dhe së dyti, sa shanse ka që të zbardhen këto ngjarje sepse e etiketojnë plumb qorr dhe askush nuk e di se nga është qëlluar?
Karamuço: Bëhet një ekspertim balistik për të parë rënien e lirë, zona nga mund të ketë ardhur dhe të tjera si këto. Por këto mbështeten edhe në informacion operativ se nga mund të jetë qëlluar. Nëse është qëlluar nga 10 vende më pas vendos nën masën e sigurisë personat dhe sekuestron armën për të bërë krahasimin e predhës me atë që nuk është nxjerrë ende nga zonja. Pra ka një hetim kompleks kjo histori se si të mbërrish deri në përfundime dhe më pas në dënim. Por nuk duhet harruar se ne kishim thënë që policia është në nivel të lartë gatishmërie për Vitin e Ri dhe nëse është kështu, ajo nuk qëndron në gatishmëri vetëm në qendër, por edhe në rrethina.
Dhe kështu nga krismat që dallojnë shumë nga fishekzjarrët, ti mbërrin, bën rrethimin e zonës… Policia e ka bërë shumë mirë këtë detyrë në raste të tjera”- tha Karamuço.
/f.s
What's Your Reaction?