Dy senatorë amerikanë pritet të takohen sot me Osmanin dhe Kurtin

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe ëelch do të takohen me kryeministrin Kurti. Është bërë e ditur se në të [...]Read More...

Tetor 13, 2023 - 09:00
 0
Dy senatorë amerikanë pritet të takohen sot me Osmanin dhe Kurtin

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe ëelch do të takohen me kryeministrin Kurti.

Është bërë e ditur se në të dy rastet do të ketë deklarim për media. Vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë e njoftoi vetë Shaheen.

“Senatori Peter Welch dhe unë jam në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, ka shkruar ajo në “X”.

/abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.