Dy të dënuar përjetë, “ushtarët” e Laert Haxhiut kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dënuar përjetë nga Gjykata e Posaçme, si autorë të “masakrës së Lushnjës”, ku u vranë dy vetë e plagosën dy të tjerë, kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë Bilbili e Kaloshi kërkojnë shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit që i mbyllën përjetë në […]

Dhjetor 24, 2023 - 12:24
 0
Dy të dënuar përjetë, “ushtarët” e Laert Haxhiut kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dënuar përjetë nga Gjykata e Posaçme, si autorë të “masakrës së Lushnjës”, ku u vranë dy vetë e plagosën dy të tjerë, kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë Bilbili e Kaloshi kërkojnë shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit që i mbyllën përjetë në qeli.

Gjykata ka regjistruar rekursin e tyre në 18 dhjetor, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.

Orges Bilbili e Anterio Kaloshi u fajësuan si anëtarë të një grupi kriminal të krijuar dhe drejtuar nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

Dy të dënuar përjetë, "ushtarët" e Laert

Sipas SPAK, ata ishin pjesë grupit kriminal që mbrëmjen e 11 tetorit 2017 në Lushnjë hapën zjarr drejt një grupi personash, me qëllim vrasjen e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares.

Nga të shtënat mbetën të vrarë Zamir Lafiti e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. “Shënjestra” Shkurti i shpëtoi atentatit, pasi vetëm pak sekonda më parë ishte futur në një biznes pranë vendit të ngjarjes.

SPAK pretendon se grupi kriminal ishte krijuar nga Laert Haxhiu, i cili po gjykohet në një proces të veçuar në Gjykatën e Posçme.

Ndërkohë, pas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, SPAK pretendon se ka dokumentuar 6 vrasje të kryera nga grupi kriminal i drejtuar nga Haxhiu.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.