Dy të plagosur me thikë në Kavajë, arrestohen dy persona

Dy persona mbetën të plagosur me thikë si pasojë e një sherri mes disa personave në Kavajë mbrëmë rreth mesnatës në zonan e Malit të Robit. Policia arrestoi dy persona, M.Gj. 26 vjeç dhe G.Gj. 33 vjeç. Policia thotë se 26-vjeçari M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur […]

Qeshor 9, 2024 - 13:25
 0
Dy të plagosur me thikë në Kavajë, arrestohen dy persona

Dy persona mbetën të plagosur me thikë si pasojë e një sherri mes disa personave në Kavajë mbrëmë rreth mesnatës në zonan e Malit të Robit.

Policia arrestoi dy persona, M.Gj. 26 vjeç dhe G.Gj. 33 vjeç.

Policia thotë se 26-vjeçari M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas me thikë.

Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me thikë shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.