Dy të vdekur nga një ortek në Austri

Të paktën dy persona kanë vdekur pas një orteku në Alpet perëndimore të Austrisë. Sipas raportimeve të para, në atë moment ndodheshin 17 persona. Dy persona janë shpëtuar, raporton

Prill 11, 2024 - 17:55
 0
Dy të vdekur nga një ortek në Austri

Të paktën dy persona kanë vdekur pas një orteku në Alpet perëndimore të Austrisë.

Sipas raportimeve të para, në atë moment ndodheshin 17 persona. Dy persona janë shpëtuar, raporton BBC.

Anëtarët e një ekipi holandez të sporteve dimërore ishin në zonë. Megjithatë, jo të gjithë u goditën nga orteku, i cili ndodhi pranë strehës Martin-Busch, në një lartësi prej 2500 metrash.

Orteku 180 metra i gjatë dhe 80 metra i gjerë ka goditur në afërsi të fshatit Vent, pak larg kufirit italian, në provincën e Tirolit.

Kreu i shërbimeve lokale të urgjencës tha për BBC se helikopterët, ekipet e shpëtimit, ekipet e qenve dhe policia alpine ishin dërguar në vendngjarje.

Rreziku i ortekëve të rinj ishte shumë i lartë, ndaj ekipet e shpëtimit po vazhdonin kontrollet me kujdes.

Rritja e temperaturave në Tirol ka rritur rrezikun e ortekëve.

Në fillim të kësaj jave, një alpinist gjerman 19-vjeçar vdiq kur u përfshi nga një ortek pranë liqenit Achensee, në verilindje të Innsbruck./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.