Dy thasë plot me kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 30 vjeçar nën akuzën e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Delivery”, në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. M.. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë […]

Tetor 4, 2023 - 12:50
 0
Dy thasë plot me kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 30 vjeçar nën akuzën e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Delivery”, në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar automjeti me drejtues shtetasin N. M.. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 2 thasë me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë N. M., 30 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.