Dy ukrainaset dyshohet se ishin punonjëse seksi! Shoqja u zgjua nga gjumi dhe i gjeti të vdekura, njëra në kolltuk, tjetra në dysheme

Detaje të reja nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë, të cilët u gjetën në apartament nga shoqja e tyre të pajeta, ndërsa shkak dyshohet mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se 3 vajzat nga Ukraina kanë ardhur në kohë të ndryshme në […]

Maj 10, 2024 - 16:05
 0
Dy ukrainaset dyshohet se ishin punonjëse seksi! Shoqja u zgjua nga gjumi dhe i gjeti të vdekura, njëra në kolltuk, tjetra në dysheme

Detaje të reja nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë, të cilët u gjetën në apartament nga shoqja e tyre të pajeta, ndërsa shkak dyshohet mbidoza e ilaçeve me përbërje narkotike.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se 3 vajzat nga Ukraina kanë ardhur në kohë të ndryshme në Shqipëri. Dy viktimat kanë ardhur rreth një javë më parë në vendin tonë, ndërsa shoqja e tyre ka ardhur rreth 2 muaj më parë.

Në një  banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën. Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës. Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin xanas dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.

Ajo i ka gjetur njërën në dysheme dhe tjetrën në kolltuk me shkumë nga goja. Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.