Dy vëllezër nga Burreli shisnin drogë në afërsi të shkollave, policia arreston njërin prej tyre

  Policia e Burrelit ka identifikuar dy vëllezër të cilët shisnin doza kanabisi në afërsi të shkollave të ndryshme të qytetit. Njëri prej

Dhjetor 2, 2023 - 10:36
 0
Dy vëllezër nga Burreli shisnin drogë në afërsi të shkollave, policia arreston njërin prej tyre

 

Policia e Burrelit ka identifikuar dy vëllezër të cilët shisnin doza kanabisi në afërsi të shkollave të ndryshme të qytetit. Njëri prej tyre ra në pranga, ndërsa tjetri u shpall në kërkim.

 

Në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin J. S., teksa po drejtonte një automjet tip “Benz”, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

 

Shtetasi J. S., sapo ka parë automjetin e Policisë, ka hedhur nga xhami i automjetit, një sasi cannabisi, të ndarë në doza gati për shitje, dhe një përforcues grushti. Shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen deri sa kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Burrel.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje (gjithsesj 174 doza), 47 fara cannabisi, 1 radio marrëse-dhënëse, 1 rrip multifunksional, 1 jelek si të Policisë, si dhe 2 shkopinj metalik, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1 krëhër kallashnikovi me 25 fishekë. Sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dozat dhe me përforcuesin e grushtit, që u gjetën në momentin e ndalimit, celularin e të arrestuarit dhe me automjetin tip “Benz”, që përdorej për shpërndarjen e dozave të cannabisit.

 

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se shtetasi J. S. e kryente veprimtarinë kriminale të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, së bashku më vëllanë e tij, shtetasin A. S., 22 vjeç.

 

Vijon puna puna intensive për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen e 22-vjeçarit, përpara përgjegjësisë penale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.