Dyshimet për tradhti, vëllai i Erdgys Arrazit për horrorin në Shkodër: Edhe sikur të kishte pasur 20 lidhje, ai veprim…!

Tradhtia e mundshme e Erdgys Arrazit, dyshohet se është një nga arsyet që shtyu drejt vetëvrasjes nënën bashkë me tre fëmijët në Shkodër. Në lidhje me këtë dyshim, vëllai i Erdgys Arrazit, në një prononcim për media, është shprehur se në dijeninë e tij nuk ka patur lidhje jashtëmartesore, ndërsa shton se edhe ‘sikur të […]

Maj 6, 2024 - 19:05
 0
Dyshimet për tradhti, vëllai i Erdgys Arrazit për horrorin në Shkodër: Edhe sikur të kishte pasur 20 lidhje, ai veprim…!

Tradhtia e mundshme e Erdgys Arrazit, dyshohet se është një nga arsyet që shtyu drejt vetëvrasjes nënën bashkë me tre fëmijët në Shkodër.

Në lidhje me këtë dyshim, vëllai i Erdgys Arrazit, në një prononcim për media, është shprehur se në dijeninë e tij nuk ka patur lidhje jashtëmartesore, ndërsa shton se edhe ‘sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë’

“Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore”, tha ai.

Çfarë thuhet nga prokuroria për këtë pistë hetimi:

Prokuroria e Shkodrës thotë se “deri në këtë faze janë krijuar dyshime të arsyeshme bazuar në prova se Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në këto kushte është kryer ndalimi i tij, si i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Vijojnë hetimet me qëllim këqyrjen e të gjitha pamjeve filmike të kamerave përreth vendit të ngjarjes me qëllim zbulimin e itenerarit të Almës dhe fëmijëve të mitur, vijon pyetja e personave që kanë dijeni për ngjarjen dhe kryerja e hetimeve të tjera me qëllim për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me zbardhjen e plotë të rrethanave të faktit penal dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.