Dyshohet se abuzoi me të miturën, gruaja e 60-vjeçarit: Mashtrim, duan të na marrin tokat

Bashkëshortja e 60-vjeçarit të arrestuar një ditë më parë në akuzën për abuzim seksual me një 16-vjeçare, ka mohuar kategorikisht se akuzën ndaj bashkëshortit të saj. Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare”, bashkëshortja e 60-vjeçarit rrëfen se vajza është nxitur nga familja për të kryer denoncimin dhe se ngjarja është e stisur. Ajo pretendon […]

Prill 4, 2024 - 14:45
 0
Dyshohet se abuzoi me të miturën, gruaja e 60-vjeçarit: Mashtrim, duan të na marrin tokat

Bashkëshortja e 60-vjeçarit të arrestuar një ditë më parë në akuzën për abuzim seksual me një 16-vjeçare, ka mohuar kategorikisht se akuzën ndaj bashkëshortit të saj.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare”, bashkëshortja e 60-vjeçarit rrëfen se vajza është nxitur nga familja për të kryer denoncimin dhe se ngjarja është e stisur.

Ajo pretendon se familja e së miturës kërkon që t’iu marrë pronat, ndërsa shtoi se konfliktet prej tyre kanë 7 vite që kanë nisur.

“Ku dëgjohet ndonjëherë në Republikë ajo gjë. Ato ashtu janë të gjitha, gjyshe, kunatë, goca, e ka mësuar gocën me vepra të gjitha. Se kam parë bashkëshortin të ngacmojë asnjë, punë të gjithë. Vetëm ajo familje ka bërë akuzime.

E akuzojnë bashkëshortin se duan të na përzënë, vetëm zihen me ne, duan të na zaptojnë tokat. Ik më thotë, pse ata do më përzënë mua nga shpia? Duan të bëjnë qejf me mallin tim.

Konflikti parë ka nisur para 7 vitesh që kur më ka vdekur goca. Djalli i tij ka ardhur dhe ka vjedhur 1 milionë e 300 mijë lek te jastëku. Shkova te shpia, ai thoshte nuk kam marrë gjë. E shihte burri dhe ia bënte me dorë që hajde flasim. Ai thoshte do të më vjedhë gruan.

Më tregoni iu thashë, ta vrasim, Burri këtu ka lindur, këtu është rritur.

Vajzën e kam si fëmijët e mi. E kam takuar. S’kam bërë gjë thotë. Stepet vajza, e kanë detyruar ata”, tha ajo.

Më tej bashkëshortja e 60-vjeçarit kërkon të zbërthehen mesazhet telefonike ku pretendohet se bashkëshorti i saj ka folur me të miturën.  Ajo deklaron me bindje se bashkëshorti i saj nuk di të komunikojë me mesazhe.

Vajza ka kryer marrëdhënie me shok e me shoqe. Ta gjejnë ku ka telefonin, se ashtu thoshin se fliste me mesazhe me burrin tim. Burri im s’di të shkruaj mesazhe. Gjithë akuzime, se ashtu janë mësuar ata.

I ka nxjerrë ai të gjithë fëmijët budallenj, iu merr pensionin”, tha ajo.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.