Dyshohet se masakroi me thikë gruan dhe 4 fëmijët, arrestohet 33-vjeçari

Në qytetin francez Sevran, babai i dyshuar për vrasjen me thikë të partneres së tij 35-vjeçare dhe katër fëmijëve të saj, 10, 7,

Dhjetor 26, 2023 - 10:51
 0
Dyshohet se masakroi me thikë gruan dhe 4 fëmijët, arrestohet 33-vjeçari

Në qytetin francez Sevran, babai i dyshuar për vrasjen me thikë të partneres së tij 35-vjeçare dhe katër fëmijëve të saj, 10, 7, 4 vjeç e 9 muaj, u arrestua.

33-vjeçari është parë në shtëpinë e prindërve të tij mëngjesin e sotëm dhe është ndaluar nga policia. Ai tashmë është i njohur për autoritetet policore.

Idyshuari u pa në Sevran gjatë natës dhe makina e tij u gjet pak orë pas zbulimit rrëqethës nga policia.

Si u gjetën të vdekur nëna dhe fëmijët e saj

Gjithçka nisi kur një shoqe e nënës njoftoi komisariatin e Meaux të hënën mbrëma pasi nuk kishte marrë vesh për të. Policia dhe shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje dhe gjetën një pamje të tmerrshme. Hetuesit zbuluan shpejt se nuk kishte shenja të dhunimit në derën e banesës së familjes, që ndodhet në Place Adam-de-la-Halle.

Babai nuk ishte dhe policia u nis menjëherë për ta gjetur. Një burim me njohuri për hetimet tha se ai vuante nga “probleme psikiatrike”. I dyshuari kishte hyrë në mikroskopin e autoriteteve në vitin 2019, për dhunë në familje. Ai dyshohej se kishte sulmuar me thikë partneren e tij, por u shpall i pafajshëm për shkak të paaftësisë mendore. Policia gjyqësore e Versajës ka marrë përsipër hetimin, i cili është hapur për “vrasje nga pakujdesia”, sipas prokurorit të Meaux, Jean-Baptiste Bladier. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.