Dyshohet se në të strehohen militantë të Hamasit, forcat izraelite mësynë spitalin Nasser në Gaza
Forcat ushtarake të Izraelit kanë mësyrë spitalin Nasser në jug të Gazas. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka informacione që luftëtarët e Hamasit janë fshehur brenda godinës. Megjithatë, nën ligjin humanitarian, godinat mjekësore nuk mund të sulmohen gjatë luftës. Ushtria izraelite bëri të ditur se bëhej fjalë për një operacion të kufizuar me qëllim gjetjen e […]
Forcat ushtarake të Izraelit kanë mësyrë spitalin Nasser në jug të Gazas. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka informacione që luftëtarët e Hamasit janë fshehur brenda godinës.
Megjithatë, nën ligjin humanitarian, godinat mjekësore nuk mund të sulmohen gjatë luftës.
Ushtria izraelite bëri të ditur se bëhej fjalë për një operacion të kufizuar me qëllim gjetjen e eshtrave të pengjeve të marra nga Hamasi.
Si pasojë e sulmit të së mërkurës në spitalin Nasser, një pacient vdiq dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur, sipas Dr. Khaled Alserr, një nga kirurgët e mbetur në spital.
Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe strukturave të tjera civile për të mbrojtur luftëtarët e tij.
Ushtria tha se kishte informacione të besueshme nga inteligjenca se Hamasi ka mbajtur pengje në spital dhe se eshtrat e pengjeve të kapur më 7 tetor të vitit të kaluar mund të jenë ende brenda, por ende nuk ka dhënë prova për verifikim të pavarur.
Bastisja erdhi pasi shumë qeveri që mbështesin gjerësisht Izraelin paralajmëruan se vendi nuk duhet të sulmojë qytetin jugor të Rafahut, ku më shumë se 1 milion banorë të Gazës mendohet se janë strehuar pas largimit nga zonat në veri që janë shkatërruar nga bombardimet izraelite.
/a.r
What's Your Reaction?