Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare, ndalohet 64-vjeçari në Devoll

Policia e Devollit ka arrestuar me iniciativë 64-vjeçarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksualit të një minoreje Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik. Për këtë, gjithnjë sipas policisë, 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në […]

Maj 23, 2024 - 13:05
 0
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare, ndalohet 64-vjeçari në Devoll

Policia e Devollit ka arrestuar me iniciativë 64-vjeçarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksualit të një minoreje

Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Për këtë, gjithnjë sipas policisë, 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me minorenen

Gjatë kësaj kohe, bëjnë me dije burimet, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13- vjeçaren banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.

Grupi i hetimit në prani të prindërve dhe psikologes ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.