Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, vihet në pranga 62-vjeçari në Maliq

Një 62-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati

Nëntor 10, 2023 - 09:27
 0
Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, vihet në pranga 62-vjeçari në Maliq

Një 62-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit. Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12-vjeçare, nxënëse shkolle.

 

Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë. Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.