Dyshohet se vdiq nga i ftohti, gjendet pa jetë emigranti sirian në Devoll

Një emigrant i paligjshëm është gjendur pa shenja jete pyllin e fshatit Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi  i tij është gjetur nga policia dhe Frontex . Kën qenë banorët e zonës ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të 40 vjeçarit. Të […]

Nëntor 12, 2023 - 12:27
 0
Dyshohet se vdiq nga i ftohti, gjendet pa jetë emigranti sirian në Devoll

Një emigrant i paligjshëm është gjendur pa shenja jete pyllin e fshatit Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi  i tij është gjetur nga policia dhe Frontex .

Kën qenë banorët e zonës ata të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të 40 vjeçarit. Të dhënat paraprake bëjnë me dije se në trupin e sirianit nuk janë gjetur shënja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.

“Më datë 12.11.2023, rreth orës 07:10, në pyllin e fshatit Trestenik, Devoll, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 40 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.  Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar për shkaqe natyrale”- thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.