E BUJSHME/ Bayern Munchen kërkon të marrë Armondo Brojën nga Chelsea

Lajme të bujshme vijnë nga Anglia sa i përket merkatos së Janarit. Në garë për të blerë sulmuesin Armando Broja nga Chelsea janë

Janar 18, 2024 - 16:56
 0
E BUJSHME/ Bayern Munchen kërkon të marrë Armondo Brojën nga Chelsea

Lajme të bujshme vijnë nga Anglia sa i përket merkatos së Janarit. Në garë për të blerë sulmuesin Armando Broja nga Chelsea janë futur edhe gjigandët gjermanë të Bayern Munchen.

“Mirror” raporton se përpos West Ham, Fulham dhe Wolves, në garë për sulmuesin kuqezi është futur dhe Bayern Munchen.

Nëse për klubet britanike shifra prej 30 milion paundësh që blutë e Londrës kanë vendosur për kartonin e Brojës duket pak e lartë, për Bavarezët kjo shifër konsiderohet e papërfillshme.

Bavarezët duket se janë në kërkim të një sulmuesi që të shihet si zëvendësuesi i Harry Kane dhe duket se 22-vjeçari shqiptar shihet si një opsion i duhur për ta bërë këtë gjë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.