E burgosura merr armën e policit dhe fillon të qëllojë efektivët, tre të plagosur (VIDEO)

Operacioni për arrestimin e një gruaje në një treg në Kili përfundoi në dramë të hënën, kur ajo arriti të rrëmbejë armën e një polici dhe filloi

Prill 2, 2024 - 11:45
 0
E burgosura merr armën e policit dhe fillon të qëllojë efektivët, tre të plagosur (VIDEO)

Operacioni për arrestimin e një gruaje në një treg në Kili përfundoi në dramë të hënën, kur ajo arriti të rrëmbejë armën e një polici dhe filloi të qëllonte pa dallim, duke plagosur tre persona.

Sipas gazetës La Nacion, një polic, një kameraman dhe një person tjetër janë plagosur në gju nga të shtënat me armë zjarri të gruas.

Kameramani i emisionit Contigo en la Mañana u plagos më rëndë dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Gruaja, e cila punon në treg, u qëllua me katër plumba. Sipas informacioneve ajo më herët ishte përleshur me efektivët e policisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.