“E dashurove me shpirt”, përlotin të afërmit e miqtë e gruas që u vra nga burri: Pse ta mori jetën Edi që aq shumë e mbrojte

Miqtë dhe të afërmit e Gjyljeta Ukelli, e cila u vra ditën e sotme nga bashkëshorti në Pejë kanë përlotur me mesazhet e ndara në rrjette sociale. Autor i dyshuar i vrasjes është autori i Ulekkit, Edmond Lajçi. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve. Dardane Balaj, një e afërme e saj, ka shkruar disa rreshta […]

Prill 16, 2024 - 17:20
 0
“E dashurove me shpirt”, përlotin të afërmit e miqtë e gruas që u vra nga burri: Pse ta mori jetën Edi që aq shumë e mbrojte

Miqtë dhe të afërmit e Gjyljeta Ukelli, e cila u vra ditën e sotme nga bashkëshorti në Pejë kanë përlotur me mesazhet e ndara në rrjette sociale.

Autor i dyshuar i vrasjes është autori i Ulekkit, Edmond Lajçi. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve.

Dardane Balaj, një e afërme e saj, ka shkruar disa rreshta kujtimi për Ukellën.

“Lamtumire Dud ‘kështu te thërrisja prej dashnisë Gjyljeta Ukella, nuk te pata kunat por të desha si një motër të vogël, pastaj te pata edhe motër edhe shoqe, lamtumire Gjyljeta e bukur, ishe femër e rralle dhe shume e zonja”, shkroi e afërmja e viktimës.

Ajo thotë më tej se Gjyljeta e ka dashur me shpirt bashkëshortin dhe e mbronte familjen nga çdo vuajtje.

“Edin e dashurove me shpirt me te gjitha te metat e tij , familjen e mbrojte nga vuajtja çdo herë, sakrificat dhe vuajtjet i more me vete, por pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte, por Gjyljeta ndoshta mendoj qe vuajtjet tua u mbyllen, tani pusho e qetë”, tha Balaj./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.