E dënuan padrejtësisht për vrasjen e të dashurës, Greqia liron pas 9 vitesh shqiptarin, autori i vërtetë zbulohet rastësisht

Pasi qendroi 9 vite ne burg per nje vrasje qe nuk e kishte kryer, nje shtetas shqiptar eshte liruar nga drejtesia greke.  

Nëntor 1, 2023 - 11:15
 0
E dënuan padrejtësisht për vrasjen e të dashurës, Greqia liron pas 9 vitesh shqiptarin, autori i vërtetë zbulohet rastësisht

Pasi qendroi 9 vite ne burg per nje vrasje qe nuk e kishte kryer, nje shtetas shqiptar eshte liruar nga drejtesia greke.

 

Jani Zoto u prangos 9 vite me pare me akuzen se kishte vrare te dashuren e tij rumune.

 

Vete shtetasi shqiptar nuk e pranoi kurre kete krim te ndodhur ne 14 prill 2014, mirepo drejtesia shqiptare e denoi me burgim te perjetshem.

 

U desh arrestimi krejt rastesor i nje shtetasi pakistanez ne Gjermani per vjedhje qe ky krim te zbardhek.

 

Por cfare ndodhi? Ne muajin korrik shtetasi palestinez u prangos nga policia ne Gjermani pasi kishte kryer nje vjedhje.

 

Pasi iu be analiza e shenjave te gishterinjve, rezultoi nga verifikimet se gjurmet e tij ishin te njejta me ato te baneses se vajzes rumune qe ishte vrare ne Greqi 9 vite me pare.

 

Ne fakt shtetasi nga Pakistani kishte qene fqinj me banesen ku jetonte Jani Zoto me te dashuren rumune.

 

Ishte ne fakt nje element i cmuar qe do te shfajesonte perfundimisht edhe shqiptarin Jani Zoto.

 

Per kete arsye ai u la i lire, pasi kishte kryer plot 9 vite denim, te cilat tani do te duhet ti demshperblehen, edhe pse vitet nuk kthehen me pas.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.