E dhunoi djali, e moshuara nga Tirana: Ka probleme të shëndetit mendor, duhet të kurohet

Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi në rrjetet sociale u publikuan pamjet teksa dhunonte nënën e tij. Policia e Tiranës sqaron se G.K., ishte në masën e arrestit në shtëpi për të njëjtën akuzë por tashmë është arrestuar duke rënduar veprën penale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë. Rasti […]

Maj 10, 2024 - 14:25
 0
E dhunoi djali, e moshuara nga Tirana: Ka probleme të shëndetit mendor, duhet të kurohet

Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi në rrjetet sociale u publikuan pamjet teksa dhunonte nënën e tij.

Policia e Tiranës sqaron se G.K., ishte në masën e arrestit në shtëpi për të njëjtën akuzë por tashmë është arrestuar duke rënduar veprën penale.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë. Rasti u denoncua nga banorët e lagjes dhe dyshohet se 36-vjeçari ka problem të shëndetit mendor.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare”, nëna e 36-vjeçarit ka deklaruar se nuk ka denoncuar asnjëherë djalin e saj për dhunën që ai ushtronte ndaj saj.

Ajo ka bërë thirrje që djali I saj të kurohet pasi ka problem të shëndetit mendor. Nëna e dhunuar thekson se djali i saj gjatë kohës së arrestit në shtëpi nuk ka pirë ilaçe pasi gjendja e tyre ekonomike është e rënduar.

“Më parë nuk më ka dhunuar. Ka qenë në arrest shtëpie. Nuk e kam denoncuar. Më ka vrarë te balli.

Jetoj vetëm me djalin. Bashkëshorti ka ndërruar jetë para 13 vitesh. Duhet çuar të shtrohet në spital se ka problem të shëndetit mendor.

Ishte në arrest shtëpie dhe nuk i pinte ilaçet. Tani është agravuar gjendja shëndetësore e tij. Të shkojë të marrë mjekimin e spitalit. Ka qenë pa ilaçe fare.

S’kishim mundësi të blinim ilaçet, bënin 40 mijë lekë. Unë doja të rrinte te doktoresha të marrë mjekimin e duhur. Unë s’marr as 90 mijë lek pension. Kam ilaçe tensioni”, deklaroi nëna e 36-vjeçarit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.