E dhunuan sapo la vajzën në kopësht, identifikohet një nga autorët! Avokati Sokol Mëngjesi në gjendje të rëndë

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku sapo kishte lënë vajzën në

Maj 29, 2024 - 16:50
 0
E dhunuan sapo la vajzën në kopësht, identifikohet një nga autorët! Avokati Sokol Mëngjesi në gjendje të rëndë

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht në mes të rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku sapo kishte lënë vajzën në kopësht.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë mësohet se autorët kanë qenë tre, të cilët sapo janë afruar fillimisht e kanë goditur me shpulla, dhe më pas kanë përdorur leva dhe doreza mekanike, ndërsa janë larguar nga vendngjarja.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është identifikuar njëri nga autorët dhe po punohet për identifikimin e dy të tjerëve.

Gjithashtu mësohet se pas identifikimit ëhstë kryer kontroll në banesën e autorit të dyshuar, por nuk është aty, ndërkohë po punohet ëpr kapjen e tij.

Vizion Plus gjithashtu mëson se avokati Sokol mëngjesi është futur në intubim dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.