“E dyshimtë akuza e 15-vjeçares”, Lekli: Nëna s’mund të mos e vinte re abuzimin

Psikologia Marsela Lekli tha në një intervistë për Euronews Albania, se akuzat e 15-vjeçares në drejtim të babait të saj, duke u shprehur se ai e ka abuzuar seksualisht për 4 vite, janë të dyshimta. Sipas psikologes në katër vite nëna duhet të kishe kuptuar diçka pasi një fëmijë që vuan këtë lloj traume patjetër […]

Maj 21, 2024 - 21:40
 0
“E dyshimtë akuza e 15-vjeçares”, Lekli: Nëna s’mund të mos e vinte re abuzimin

Psikologia Marsela Lekli tha në një intervistë për Euronews Albania, se akuzat e 15-vjeçares në drejtim të babait të saj, duke u shprehur se ai e ka abuzuar seksualisht për 4 vite, janë të dyshimta.

Sipas psikologes në katër vite nëna duhet të kishe kuptuar diçka pasi një fëmijë që vuan këtë lloj traume patjetër që nuk ka një sjellje normale e në moshë aq të vogël, nëna patjetër ka pasur lidhje tepër të gjata me vajzën.

“Një vajzë 10-vjeçare e cila është abuzuar seksualisht nga babai apo nga ndonjë familjar tjetër, ka çrregullime të sjelljes, ka probleme të shëndetit mendor që mund ta shqetësojnë. Si mundet që në 4 vite kjo nënë nuk e ka identifikuar këtë vajzë. Janë disa detaje aq të vogla që mund të vihen re. Varet edhe nga lidhja që ti ke me vajzën.

Nëna ka lidhje tepër të gjatë me vajzën, sepse janë edhe zhvillimet hormonale që të lidhin dhe problemet që mund të ketë pasur nga marrëdhënia seksuale, sepse nëse ajo ka pasur marrëdhënie me dhunë, vajza mund të ketë gjakderdhje, dhimbje të forta. Normalisht ndryshimi në sjellje është i dukshëm”,-tha psikologia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.