E ekzekutuan me breshëri kallashnikovi, Gentjan Bejtja tentoi t’u shpëtonte të shtënave, ish-polici i pa autorët

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Larushk, ku Gentjan Bejtja u vra  me kallashnikov në një magazinë pranë banesë

Mars 16, 2024 - 10:45
 0
E ekzekutuan me breshëri kallashnikovi, Gentjan Bejtja tentoi t’u shpëtonte të shtënave, ish-polici i pa autorët

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Larushk, ku Gentjan Bejtja u vra  me kallashnikov në një magazinë pranë banesë së tij.

Pas ekzekutimit të tij policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Hasan. Brenda mjeti të djegur janë gjetur katër kallashnikovë.

Mësohet gjithashtu se Bejtja mund t’i ketë parë autorët pasi në oborrin e banesës së tij janë vërejtur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të banesës, që sipas kqyrjes nga ana e policisë dyshohet se ai ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar atentatit

Prej 4 korrikut të viti të kaluar ku ndaj tij u bë një tjetër atentat, ku mbeti i vrarë kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë e tij, Gentjan Bejtja ishte në kërkim edhe nga policia. Ai kërkohej të merrej në pyetje lidhur me ngjarjen, por ai kishte humbur gjurmët.

Ky ishte momenti i parë që ai shfaqej na banesën e tij pas atentatit ku mbeti i vrarë kunati i tij. Dyshohet se autorët kanë patur informacione të sakta për lëvizjet e tij, dhe në momentin e parë që është shfaqur e kanë ekzekutuar. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.