“E frikshme”, rrëfehet banori i pallatit që u përfshi nga flakët: Kisha fëmijët në banesë, por s’ngjitesha dot

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme ka rrëfyer se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte. Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por […]

Dhjetor 25, 2023 - 21:01
 0
“E frikshme”, rrëfehet banori i pallatit që u përfshi nga flakët: Kisha fëmijët në banesë, por s’ngjitesha dot

Një prej banorëve të pallatit 12-katësh që u përfshi nga flakët ditën e sotme ka rrëfyer se çfarë ndodhi në godinën ku ai banonte.

Ai u shpreh se ishte në punë në momentin kur nisën flakët dhe u njoftua nga bashkëshortja, ndërsa zbuloi më tej se fëmijët e tij dhe vjehrri ndodheshin në banesë, por ai nuk mund të ngjitej për shkak të tymit.

Ai shtoi se sapo situata u qetësua arriti që me ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve të nxirrte familjarët e tij.

Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.