E fshehur në banane, kapet 9.5 ton kokainë në Spanjë

Policia spanjolle dhe autoritetet doganore njoftuan të premten sekuestrimin e afro 9.5 ton kokainë që vinte nga Ekuadori. Kjo është konsideruar edhe sasia më e

Gusht 25, 2023 - 17:23
 0
E fshehur në banane, kapet 9.5 ton kokainë në Spanjë

Policia spanjolle dhe autoritetet doganore njoftuan të premten sekuestrimin e afro 9.5 ton kokainë që vinte nga Ekuadori. Kjo është konsideruar edhe sasia më e madhe e lëndës narotike të kapur ndonjëherë në këtë vend.

 

Sasia u kap të mërkurën, në portin e Algeciras, në jug të Spanjës . Gjithsej 9,436 kilogramë drogë u gjetën të fshehura në arka me banane në një frigorifer, thanë autoritetet.

 

“Ky operacion përbën një goditje të paprecedentë ndaj një prej organizatave kriminale më të mëdha, në nivel global, në trafikun e kokainës, marrës të së cilës ishin rrjetet kryesore kriminale në Europë”, thuhet në njoftim, megjithëse kjo organizatë nuk bëhet me emër.

 

Në këtë dërgesë u gjetën logot që përdoren nga mbi 30 organizata kriminale evropiane, të cilat dyshohet të jenë dhe destinacion i fundit i lëndës narkotike.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.