“E ftoi të rrinte me fëmijët e tij dhe…”/ Tentoi të përdhunonte fqinjën 13-vjeçare, arrestohet efektivi i policisë në Malin e Zi

Një efektiv i policisë së Malit të Zi është vënë në pranga nën dyshimin se mbrëmjen e djeshme ka tentuar të dhunojë seksualisht fqinjën e tij të mitur. Mediat malazeze raportojnë se ndërsa vajza ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici i identifikuar si shtetasi D.L. 54 vjeç, e ka ftuar 13-vjeçaren të […]

Janar 15, 2024 - 14:10
 0
“E ftoi të rrinte me fëmijët e tij dhe…”/ Tentoi të përdhunonte fqinjën 13-vjeçare, arrestohet efektivi i policisë në Malin e Zi

Një efektiv i policisë së Malit të Zi është vënë në pranga nën dyshimin se mbrëmjen e djeshme ka tentuar të dhunojë seksualisht fqinjën e tij të mitur.

Mediat malazeze raportojnë se ndërsa vajza ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici i identifikuar si shtetasi D.L. 54 vjeç, e ka ftuar 13-vjeçaren të ndjekë ndeshjen me fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë.

Raportohet se vajza ka njoftuar prindërit se do të ishte në shpinë e fqinjëve dhe pas disa minutash është kthyer me nxitim në shtëpi ku u ka treguar prindërve për ngjarjen.

“Efektivi ka qenë vetëm në shtëpi dhe menjëherë ka filluar ta përkëdhelë dhe ka tentuar ta puthë. Ajo e ka larguar dhe ka ikur në shtëpi”, raportojnë mediat malazeze.

Drejtoria e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht informacionin për arrestimin e efektivit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.